Gati derbi Tirana-Partizani
Sonte në mbrëmje në orën 18:00 nuk do të luhet " El Klasiko" e Spanjës, as 'Derbi I Italisë", por në fushë do të zbresin dy nga skuadrat që I kanë dhënë tonin futbollit shqiptarë në 64 vjet histori. Takimi mes tyre asnjherë nuk mund të quhet një sfidë që vlen tre pikë, por një sfidë nderi, prestigji dhe krenarie, një sfidë ku humbja është gjëjë e fudnit që mund të mendohet. Ky ëshët edhe një ndër vitet në të cilën të dyja sdkuadrat vijnë me objektiva të ndryshme. Tirana ëshët në një situate shuëm të vështirë teksa gjendet në fundin e tabelës dhe është në fije të të perit, duke rrezikuar rënien në kategorinë e parë. Partizani ngta ana tjetër është në valle për titullin Kampionë duke parë që ndodhet 9 pikë larg skuadrës së skënderbeut.Tirana do të ketë vetëm një munges, mesfushorin Afrim Taku, ndërsa Gugash Magani nuk pritet të ketë shumë dyshime në lidhje me 11-shen që o të hedh në fushën e lojës.Në portë do të luaj Ilion Lika, në mbrojtje Pashaj, Muça, Vrapi dhe Kalari. Përpar tyre do të jenë Karabeci dhe Koreshi, ndërsa treshja Kërçiku, Kahata dhe Morina do të jenë në mbështetje të Gilbertos.Nga ana tjetër edhe partizani nuk pritet të ketë shumë dyshime teksa dop të aktivizoj formacionin më të cilin u përballë edhe ndaj Kukësit, , ku Ahmeti do të jetë në vend të Ibrahimit. Në portë do të jetë protieri Hoxha. Në mbrojtje B.Krasniqi, Rrahmani, G.Krasniqi dhe Ahmeti. Përpar tyre do ëtjnë Demiri dhe Antanasijevic ndërsa treshja Mazrekaj, Dunkoviç dhe Hyshmeri do të mbështesin Saçer të vetëm në sulm.Stadiumi kombëtar "Qemal Stafa" sonte pritet të jetë I tejmbusur nga tifozerit ë të dyja skuadrave. Kompanit e basteve nuk shohin asnjë skaudër si favorite duke i kuotuar me koeficentin 2.5 ndërsa barazimi është me koeficentin 3.05.