Cavani 'tradhton' Parisin, e ardhmja është Premier Liga

Edinson Cavani mund të largohet nga Paris Saint-Germain pas vetëm një sezoni në Parc des Princes. Goleadori uruguaian është i pakënaqur që aktivizohet në rolin e sulmuesit të krahut. Përfaqësuesi i Edinson Cavanit është në Londër ndërsa sulmuesi tashmë po mendon edhe largimin. Kavani po I mungon parizienve për shkaktë një dëmtimi në kofsh dhe pritet të mungoj edhe në përballjen e parë në Ligën e Kampioneve ndaj Bayern Leverkusen. Ai ka shkëlqyer deri më tani në Francë pas transferimit te PSG nga Napoli në verën e vitit të kaluar.Por qëndrimi I tij në klubin francez është në dyshim pasi ai është i pakënaqur me rolin e sulmuesit të krahut pasi trajneri Laurent Blanc preferon në qendër suedezin Zlatan Ibrahimovic. Sports Mail ka bërë të ditur se Manchester United ka shprehur interesim për Cavanin, i cili kërkohet edhe nga Chelsea. Djajtë e kuq do të bëjnë gjithcka në mënyrë që të marrin shërbimet e tij madje mund të përfshijnë në bisedime edhe Sër Aleks Ferguson. Manchester United po kërkon të largoj Heërnandez në drejtim të Gjermansië dhe më aps të hidhet në sulm për uruguaianin. Një tjjetër largim I mundshëm ëshët edhe Van Persi që po kalon një sezon për tu harruar. Ndërkohë Chelesa është skuadra tjetër e interesuar për të, pasi Muerinjo për srezonin e ardhshëm kërkon një bimber dhe emri I Kavanit ëhstë në list së bashku me Diego Kostën dhe Madzukiç. "El Ninjo" vazhdon të qëndroj jashtë fushave ndërsa trajerit portugez të bluve I ngelet që cdo ditë të shtoj listën e përforcimeve të mundshme në merkaton e verës.