Del Bosque: Jese gati për Botërorin
Real Madrid ka gjetur një yll të ri. Jese Rodriguez, ka shkëlqyer me performancat e tij gjatë këtij sezoni. Përveç të zakonshmëve Cristiano Ronaldon dhe futbollistët e tjerë kryesorë të galaktikëve, skuadra deri më tani gjatë vitit ka gjetur një talent të ri i cili konsiderohet si futobollist i së ardhmes.Jese Rodriguez, është duke i shfrytëzuar maksimalisht rastet e ofruara nga trajneri Carlo Ancelotti në mungesë të Gareth Bale, dhe shënoi njërin nga tre golat e Realit në fitoren 3:0 ndaj Atletico Madridit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey në Santiago Bernabeu të mërkurën. Forma e mirë në këtë edicion për Realin i kanë sjell të riut mundësinë që të përfshihet në ekipin e Spanjës për Kampionatin botëror 2014 në Brazil."Të gjithë futbollistët që luajnë rregullisht, janë nën konsideratë. Nuk dua të flas për emra të përveçëm, por Jese bën pjesë në grupin e futbollistëve me rendiment të mirë dhe kandidat për t'u grumbulluar", deklaroi trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque për gazetën AS.20 vjecari deri më tani ka zhvilluar 6 ndeshje me madrilenët duke shënuar 5 gola. As Bejl, as Izko talenti I vërtet ka qenë në shtëpinë e galaktikëve, ndonjëherë talenti spikat më shumë se milionat e eurove.