Casillas, 14 vjet pa humbje ndaj Atleticos
Atletico Madrid do të luaj me armikun më të vështirë, Iker Casillas, nesër në mbrëmje në duelin e parë të gjysmëfinales të Kupës së Mbretit. Skuadra e Diego Costas theu mallkimin e derbit sezonin e kaluar duke fituar në finalen e Copa del Rey kundër rivalit të qytetit Real Madrid, pas 15 vjetësh pa triumf ndaj Los Blancos. Këtë sezon, në La Liga, Atletico mori 3 pikë të plota në "Santiago Bernabeu", duke fituar 1:0. Por në atë takim, Iker Kasija nuk ka luajtur për asnjë minutë.Casillas ka bilanc të jashtëzakonshëm në përballje me Atleticon, pasi nuk ka pësuar humbje kundër rivalit të qytetit nga 14 vjet. Portieri i kombëtares spanjolle ka 682 minuta pa pësuar asnjë gol në Kupën e Mbretit dhe në Ligën e Kampioneve, duke pasur parasysh se trajneri Carlo Ancelotti preferon Diego Lopezin për titullar në La Liga.Casillas nuk ka pësuar gol që nga fitorja 4:1 në "Bernabeu" kundër Galatasarayt më 27 nëntor. Statistika në fakt flasin për Kasijas, por duket se ai duhet të gëzohet vetëm nëse skuadra e tij arrin të fitoj trofeun e 10-të të Ligës së Kampioneve.