Kupa e Italisë, sonte Roma-Napoli

Sonte në mbrëmje në "Olimpiko" do të luhet ndeshja e parë mes Romës dhe Napolit, që do të jetë edhe sfida e dytë gjysmëfinale. Napoli në fakt vjen nga një moment i vështirë teksa në fundjavë u mund thellë 3-0 nga skuadra e Atalantës.Ndërsa Roma vjen disi më e freskët, pasi nuk zhvilloi takimin e saj ndaj Parmës për shkak të shiut të rrëmbyeshëm. Të dyja skuadrat do të kërkojnë një fitore pasi Kupa e Italisë është një ndër trofetë që mund të shpëtoj sezonin për të dyja skuadrat. Trajneri i Romës, Rudi Garsia, është shprehur se nuk i trembet aspak kundërshtarëve dhe do të tentojë të arrijë në finale.Verdhekuqtë pritet të hedhin në fushë formacionin e tyre klasik 4-3-3. Në portë do të jetë De Santktis. Në mbrotje Maikon, Benatia, Kastan, Torosidhis. Në mesfushë do të luajnë Naingolan, De Rossi dhe Strotman që do të mbeshtesin Ljajiç, Destro, Zhervinjo.Trajneri i Napolit, Rafael Benitez, nuk mund të toleroj më rezultate negative dhe do të synojë të marr një fitore për të qenë më të qetë në ndeshjen e kthimit.Të kaltërit pritet të luajnë me formacionin 4-2-3-1. Në portë do të jetë Reina. Në mbrojtje Maxho, Fernadez, Albiol dhe Reveje. Në mesfushë do të luajnë para tyre Inler dhe Zhorzhinjo. Ndërsa treshja Hamshik, Mertens dhe Insinje do të mbështesin Higuain të vetëm në vijën e parë të sulmit.