Inter, revolucioni i Valter Mazzarrit

Valter Mazzarri po mendon se si të bëjë një revolucion në formacionin e skuadrës në sfidën e radhës ndaj Sasuolos. Kjo skuadër po shfaqet edhe më katastrofike se ajo e Stramaccionit dhe tekniku aktual kërkon të bëjë një revolucion të vërtetë brenda grupit, për të mos rrezikuar stolin.Shpresa e vetme e teknikut zikaltër që ka provuar gjithçka, mbetet blerja më e bujshme e merkatos së dimrit, braziliani Hernanes. Sipas planeve të Mazzarrit, rilindja e Interit do të bëhet me skemën 3-5-1-1, ku ish-mesfushori i Lazios do të veprojë në repartin e regjisë duke zëvendësuar serbin Kuzmanovic. Por të mos harrojmë edhe D'Ambrosion, i cili u ble për t'i dhënë energji repartit të mesfushës që duket se është edhe nyja më e dobët e kësaj skuadre.Shpejtësia e tij në krahun e djathtë garanton një skuadër më të paparashikueshme por edhe më shumë topa në zonën kundërshtare për t'u shfrytëzuar nga sulmuesit. Ruben Botta mbetet objekti më i panjohur në galaktikën zikaltër. Pas rikthimit nga huazimi te Livorno, mesfushori 24-vjeçar me tipare sulmuese mund t'i ofrojë një alternativë të vlefshme Mazzarrit dhe mund të luaj në vend të Kovacic që është në një formë shumë të dobët. Guarin është një alternativë më shumë për mesfushën. Në sulm nevojiten golat e Palacios, Militos e Icardit dhe nëse njëri prej argjentinasve do të sigurojë vazhdimësinë, atëherë revolucioni mund të konsiderohet i arritur.Inter mund të luaj në ndeshjet e ardhshme me formacionin 3-5-1-1: Handanoviç; Kampanjaro, Rolando, Juan Jesus, D'Ambrosio, Botta, Hernanes, Taider, Nagatomo, Alvarez, Palasio.