Muller: Te Bayerni nuk ka vend për egoist

Thomas Muller është shprehur se nuk ka vend për lojtarë egoist te Bayern Munich pasi Pepe Gaurdiola do të vazhdoj politikën e rotacionit. 24-vjeçari ka qëndruar në stol për plotë 90 minuta në fitoren e Bayern  5-0 ndaj Eintraktit të Frankfurt gjatë fundjavës, së bashku me shoku e tij Toni Kroos, por e kupton metodën e të menduarit të trajnerit të tyre."Në fushë mund të luajnë vetëm 11 lojtarë. Nuk ka diferencë nëse është ndeshje e madhe ose jo. Shpesh herë do të jem i detyruar të kaloj momente të vështira, ashtu si për të gjithë lojtarët e tjerë. Vitin e shkuar fituam sepse ishim të bashkuar. Sigurisht që nuk do të jem i lumtur nëse ulem në pankinë gjatë një ndeshjeje të rëndësishme por duhet të mësohemi me këtë"., tha Muller për "Kicker".Lojtari i kombëtares gjermane shton se Bayerni mund të arrijë suksese edhe gjatë këtij sezoni por vetëm nëse lojtarët që ka në përbërje do të sillen të gjithë si profesionistë."Është e rëndësishme që të gjithë të veprojmë me profesionalizëm dhe ta vendosim skuadrën para çdo gjëje. Të gjithë do të kemi mundësinë të luajmë mjaftueshëm nëse tregohemi të suksesshëm së bashku. Nuk ka kohë për lojë individuale te Bayern", u shpreh sulmuesi i kampionëve të Gjermanisë.Muller është një ndër futbollistët më të rëndësishëm te Bayern gjatë sezonit 2013-14, duke shënuar tetë gola në 18 ndeshje në Bundesligë.