Dorëzohet Rodgers: Nuk jemi për titullin kampionë

Shumë tifozë të Liverpoolit kanë filluar të besojnë se skuadra mund të luftojë për titullin e kampionit në Premierligë, këtë sezon. Por, trajneri Brendan Rodgers nuk pret triumfin e skuadrës së tij.Ai është shprehur  se nuk mendon se Redsat mund të fitojnë titullin kampionë  në Premierligë për këtë sezon.Skuadra nga Anfield është duke kaluar një sezon të mirë dhe aktualisht gjenden në vendin e katërt në tabelë, tetë pikë më pak se kryesuesja Arsenali. Në ndeshjen e fundit, Liverpuli barazoi në transfertë 1-1 ndaj Uest Bromuiç. Rodgers i cili mori drejtimin e ekipit në verën e vitit 2012, nuk është i bindur se Liverpool është në gjendje të luftojë deri në fund për të arritur te titulli."Mendoj për ne, si ekip, është ende shpejtë. Isha në ndeshjen Manchester City-Chelsea dhe kam parë skuadrat e tyre të cilat i kanë ndërtuar me kalimin e disa viteve, dhe është shumë vështirë për ne, edhe pse jemi duke luftuar mjaft mirë deri më tani. Ndaj besoj që ne akoma nuk jemi të gatshëm për titullin kampionë"- deklaroi Rodgers për “Sky Sports”.Redsat për momentin ndodhen në vendin e katërt në renditje me 47 pikë, me vetëm dy më shumë se Evertoni që është ndjeksia më e afërt.