Kupa e Italisë, Roma i falet Zhervinjos

Roma ka mposhtur 3-2 Napolin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Sfida ishte një duel spektakolar i shoqëruar nga shumë gola dhe përmbysje.Të dyja skuadrat hynë në fushë të karikuar në kërkim të një rezultati pozitiv për të qenë sa më të favorizuar në ndeshjen e kthimit. Napoli zhvilloi një pjesë të parë të mirë por të shoqëruar me gabime trashanike në mbrojtje. I pari që do të shënonte është Zhervinjo që në minutën e 13-të kalon në avantazh ekipin verdhekuq. Loja do të vazhdonte me të njëjtën histori, ku ekipi i Benitezit luan shumë mirë por pëson mbrapa. Në minutën e 32-të do të vinte një supergol i Strotman që të kujton atë të Tottit ndaj Juves një vit më parë por me këmbën tjetër dhe në cepin tjetër të portës.Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat por e dyta do të ishte shumë më ndryshe. Të kaltrit do të arrinin të ngushtonin diferencat fal një gabimi trashanik të portierit të Romës, De Sanktis që e dërgon topin në rrjetën e tij. Napoli pas këtij goli beson më shumë dhe gjen edhe golin e barazimit pas një aksioni personal të Mertes të finalizuar nga vet ai në minutën e 70-të të takimit.Por sfida nuk do të përfundonte këtu, pasi dy minuta nga fundi është Zhervinjo që lëshon të djathtën e tij për të ngritur peshë Olimpikon, dhe për ti dhënë fitoren verdhekuqve. Sfida e kthimit do të luhet në “San Paolo” dhe premton një ndeshje plotë emocione.