Boateng "qan" për Milanin
Kevin-Prince Boateng e ka pranuar se mënyra e largimit të tij nga Milan i ka lënë një "plagë të hapur" dhe është shprehur se gjendja aktuale e bënë të ndihet mjaft keq.Futbollisti ganez u largua befasisht nga klubi në fillim të këtij sezoni, duke iu bashkuar Schalke 04, por ai vazhdon të jetë përkrahës i madh i ekipit Italian dhe ndjen dhimbje kur e sheh skuadrën aktualisht në vendin e dhjetë në Serie A."Milani për mua është ende një plagë e hapur", deklaroi mesfushori i Shalke 04."I ndjek të gjitha ndeshet në televizion dhe më rrjedhin lot nga sytë kur shoh renditjen e tabelës. I kam shkruar një mesazh trajnerit të ri Clarence Seedorf duke i uruar fat dhe ende jam në kontakt me ish shokët e skaudrës", shtoi ganezi.Boateng beson se Seedorf mund të përmirësojë gjendjen te Milani, për shkak se në atë ekip është sulmuesi Mario Balotelli."Ai është aq i fuqishëm sa duhet të jetë i vetëdijshëm për aftësitë e tij, ai do të bëhet më i miri në botë", përfundoi Boateng.Mesfushori i Shalke 04 ka luajtur për 4 sezone me skuadrën e Milanit, duke u aktivizuar në 100 ndeshje dhe duke shënuar 17 gola. Ai ka qenë shpesh herë vendimtar te kuqezinjtë dhe ka qenë një largim i befasishëm.