Rummenigge: PSG mashtron me financat
Presidenti i Bayernit të Mynihut, Karl Heinz Rummenigge, ka hedhur akuza të ashpra ndaj Paris Saint-Germain duke shprehur dyshimin e tij se kampionia e Ligue 1 nuk është duke respektuar rregullat e fair playt financiar.UEFA ka fuqizuar rregullat që çdo klub kontinental nuk guxon të shpenzojë më tepër se sa merr nga të ardhurat, përndryshe do të përjashtohet nga kompeticionet e rëndësishme si Liga e Kampionëve dhe Europa League. Por Rummenigge nuk është i bindur se PSG është duke iu përmbajtur rregullave."Nuk besoj se PSG mund të respektoj fair plan financiar, e dimë për shumat që vijnë nga Katari, rreth 200 milionë në vit", deklaroi Rummenigge për “SpoBis”.PSG përbëhet nga yje të shumtë, të transferuar në klub së fundmi, ku shumica, përfshirë futbollistin kryesor Zlatan Ibrahimovic kanë paga jashtëzakonisht të larta. Dyshimet në lidhje me mashtrimet e skuadrës së Blank janë hedhur nga shumë personalitete, ndërkohë që presidenti i tyre Al Kelaifiki ka mohuar këto zyra duke u shprehur se skuadra e tij ka respektuar të gjitha rregullat e Faily play-it finanaciar. Ndër transferimet më të bujshme të parizienëve spikasin emrat e Ibrahimoviç, Cavani, Lukas, Tiago Silva, Tiago Motës dhe së fundmi edhe të Kabaje me një shifër prej 40 milionë eurosh.