Ibrahimovic kualifikon PSG në finale e Kupës

Paris Saint-Germain ka arritur të kaloj në finalen e Kupës së Francës. Dy gola të Zlatan Ibrahimovic kanë qenë të mjaftueshme për ekipin e Laurent Blank. Ylli suedez ishte hero i vërtetë tek kampioni në fuqi të Ligue 1.Ndeshja nisi e barabartë për të dyja skuadrat teksa parizienët janë më këmbëngulës dhe kanë më shumë raste shënimi.  Ibrahimoviç kaloi Paris Saint-Germainin në avantazh në minutën e pestë kur pas një parabole mposhti portierin kundërshtar nga distanca. Në pjesën e parë nuk do të kishte më gola të tjerë. Më pas Nant do të reagonte duke u shfaqur shpesh herë i rrezikshëm për të shënuar golin e barazimit me Oliver Verigneau, 10 minuta nga fundi.Në fund do të shfaqej në skenë sërish Zlatan Ibrahimoviç, që realizoi me kokë golin e fitores dhe të kalimit të skuadrës së tij në finale. Deri në fund shifrat do të qëndronin të njëjta. PSG do të ndeshet në finale me fituesin e çiftit tjetër Olimpik Lyon - Trojes që zhvillohet sonte në mbrëmje. Në letër ekipi i Blank është favorit absolut me këdo ekip, duke parë dhe përbërjen e ekipit. Një finale me Lionin do të ishte më emocionuese.  Ndërkohë që Ibrahimovic vazhdon të habisë të gjithë me magjit e tij.