Thiago Alcantara: Bayerni ndryshe nga Barcelona
Thiago Alcantara është shprehur se Bayern Munich luan ndryshe nga Barcelona dhe theksoi se u desh të ndryshonte stilin e tij në mënyrë që të adaptohet tek gjigandët e Bundesligës. Stili i lojës së bazuar në zotërim të madh të topit i aplikuar nga Pep Guardiola te Bayern, shpeshherë krahasohet me atë që bëri spanjolli në ekipin e Barcelonës mes 2008 - 2012. Por, Thiago ka përjashtuar krahasimet."Duhet të ndryshoja pak stilin tim nga Barcelona, kur kam ardhur këtu. Është tjetër lloj futbolli. Por, kjo vetëm sa më ka përmirësuar si futbollist", deklaroi Thiago për TZ.22-vjeçari është shprehur i lumtur me jetën në Gjermani, pas transferimit në “Allianz Arena” gjatë merkatos së verës nga Barcelona."Disa nga shokët e mi te Barcelona kanë ardhur të më takojnë. Ndihem shumë mirë këtu dhe këtë gjë ua kam thënë edhe atyre. Nuk kam pasur ndonjë pritje të veçantë kur erdha në Bayern. Kurrë nuk kam pritur që diçka mund të jetë kaq e përkryer dhe e organizuar në këtë mënyrë", përfundoi ai.Mesfushori i Bayernit ka luajtur në 101 ndeshje me skuadrën e Barcelonës duke shënuar 11 gola, ndërsa te skaudra e Bayernit deri tani ka luajtur në 14 ndeshje duke shënuar edhe dy gola, një prej të cilëve është thjeshtë magjik.