Kupa e Mbretit, Barcelona me një këmbë në finale

Barcelona nuk ka lejuar asnjë surprizë në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit, teksa ka mposhtur pastër 2-0 skuadrën e Real Sociedad. Katalanasit vuajnë vetëm sa të gjejnë golin e parë, me Mesin që ndalet nga traversa pas një goditje dënimi. Pak para përfundimit të pjesës së parë, mesfushori Sergio Busquets kaloi Barcelonën në avantazh pas një rrëmuje në zonë.Sociedad është tërësisht jashtë loje teksa Matinez braktis skuadrën e tij duke i lënë miqtë me 10 lojtarë. Por fati i keq i miqve nuk do të përfundonte këtu, pasi në minutën e 60-të, Zubikarai ngatërron portën, duke e dërguar në portën e tij.Me një lojtarë me pak dhe në disavantazh të dy golave, Sociedadi mbyllet e gjitha në portën e saj duke tentuar të mos pësojë më gol. Deri në fund shifrat nuk do të ndryshonin me katalanasit që kanë hedhur një këmbë për në finale e Copa del Ray. Lionel Messi nuk mundi të shënojë gol për Barcelonën, por vetëm mori një karton të verdhë në minutën e 72'të.Sipas rezultateve aktuale, Barcelona dhe Real Madrid janë favorit për t'u ndeshur në finale pas fitores së mbrëmshme të Los Blancos ndaj Atletico Madridit me rezultat 3:0, në çiftin tjetër gjysmëfinal.