Agjenti i Quagliarellas : Quagliarellas meritonte më shumë respekt
Favorizimi i sapo të mbërriturit Osvaldo në vend të tij në listën e Europa League, nuk i ka pëlqyer aspak Quagliarellës. Një zgjedhje e vështirë për të, por mesa duket e detyrueshme për klubin bardhezi pasi rregullorja parashikon vetëm 21 emra në listë ku 4 të jenë pjesë e sektorit të të rinjve. I zhgënjyer nga ky veprim, agjenti i sulmuesit napoletan, Beppe Bozzo ka folur në emër të tij:"Meriton më shumë respekt për atë që ka dhënë për Juventusin, por mesa duket, ajo që ka dhënë gjatë 4 viteve për këtë skuadër është fshirë me një të rënë të lapsit".Më pas ai tha se Quagliarella nuk ka polemizuar asnjëherë edhe pse ka dhënë shumë dhe ka marrë pak nga kjo skuadër. Bozzo mbështet gjithashtu edhe në faktin se ky është një veprim i ndikuar nga vendimi i sulmuesit për të mos u larguar nga skuadra në merkaton e Janarit. Në fund, agjenti i lojtarit shton se Juventusi e refuzoi një ofertë në muajin Shtator duke i besuar, prandaj Quagliarella vendosi të mbyllte sezonin në Torino, por kjo mesa duket nuk i ka pëlqyer shoqërisë që kërkon të shfryjë sa më shpejt sulmin pasi me blerjen e Osvaldos ky repart mbipoopullohet dhe duhen vetëm dy futbollist për në formacionin bazë.