Kupa e Italisë, Muriel i dhuron fitoren Udinezes
Udineze është shumë pranë finales së Kupës së Italisë. Skaudra e Guidolin arriti të mposhtë në ndeshjen e parë ekipin e Fiorentinës me rezultatin 2-1.Bardhezinjtë e nisën lojën më mirë dhe do të gjejnë golin e avantazhit në minutën e 36-të me një gol të Di Natales. Bomberi Italian rikthehet të shënojë nga aksioni pas shumë javësh. Në momentin më të mirë të vendasve, Fiorentina do të shënonte golin e barazimit me Vargas. Ky gol është shumë i rëndësishëm për ndeshjen e kthimit, pasi në fushën kundërshtare ka vlerë të dyfishtë.Në pjesën e dytë, Udinese dhe Fiorentina bëjnë disa ndryshime në formacion, teksa nuk shihet më në fushë as Vargas dhe as Di Natale. Vjollcët do të ishin më të rrezikshëm por Matri nuk është i saktë përpara portës së vendasve. Guidolin më pas do vendos të ndryshoj diçka në formacion duke hedhur në fushë talentin Muriel që më vonë do të rezultonte edhe njeriu i ndeshjes. Vendasit do të gjenin golin e avantazhit pikërisht me kolumbianin që gjen një hapësirë të lirë dhe lëshon një goditje në cepin e portës për të shënuar një gol të bukur.Deri në fund nuk do të ndryshonin shifrat me Udinezen që shkon në gjysmëfinalen tjetër me shumë shpresa për të kaluar në finale dhe për të prerë një biletë për në Europë.