Miqësorja e 5 marsit: Shqipëria pret Maltën

Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar në faqen e saj zyrtare miqësoren e datës 5 mars, e cila do të luhet kundër kombëtares së Maltës.Me shumë interes pritet të ndiqet kjo miqësore e parë për ekipin e drejtuar nga De Biasi në këtë vit kalendarik, ku priten disa debutime të reja në rradhët e kuq e zinjve, për të konsoliduar ekipin që në shtator do të nisë misionin Euro 2016. Vetëm pak ditë përpara miqësoresh, Shqipëria do të njohë dhe kundërshtarët që do të gjejë në grupin e saj në kuadër të eleminatoreve për Europianin që në vitin 2016 do të zhvillohet në Francë.Kjo do të thotë se Shqipëria nuk do të ketë një kundërshtarë të madh si Kolumbia e Falkaos, apo edhe Bullgaria. Kjo është ndeshja e parë për kombëtaren tonë në vitin 2014-të. Malta në fakt ka një koefiçent më të ulet në renditjen e FIFA-s dhe pritet të vijë me formacionin më të mirë për të kërkuar një rezultat pozitiv. Ndaj Maltës deri tani kemi luajtur edhe disa miqësore të tjera si në vitin 2000 dhe 2007-të, ku kemi fituar 3-0. Ndërkohë që kemi arritur të fitojmë me po të njëjtin rezultat në Eleminatoret e Europianit të vitit 2010-të.