Berisha titullar në derbin e Romës
Etrit Berisha ka rikthyer sigurinë në portën e Lazios. Ylli kosovar ka luajtur në cdo ndeshje gjatë vitit 2014 dhe pritet të jetë titullar edhe në derbin e qytetit kundër Romës. Ai ka bërë një fillim endrrash në vitin 2014. Portieri kosovar i cili në fillim të këtij sezoni iu bashkua Lazios në Serie A nga klubi suedez Kalmar, nuk e kishte pritur që të zinte hapësirë të menjëhershme tek skuadra romake duke pasur parasysh statusin e Federico Marchettit si portier i parë.Por, për fatin e mirë të Berishës, Marchetti pësoi një dëmtim pushimeve të dimrit , duke ju dhënë mundësi të debutojë në Serie A në duelin kundër Interit në Olimpico, ku nuk pranoi gol në fitoren 1:0. Më pas ai ka blinduar portën e Lazios pasi është aktivizuar në të gjitha ndeshjet e tjera në Serie A dhe në Kupën e Italisë, duke bërë paraqitje mbresëlënëse. Ai ka marr vlersime nga shumë specialist të futbollit në Itali madje edhe nga vet trajneri I ri I bardhekaltërve Reja që ëshët shprehur se tashmë portën e ka të sigurt.Edhe pse Marchetti është duke stërvitur me ekipin, sipas Sport Mediaset, Berisha do të jetë titullar edhe në derbin e qytetit kundër Romës të dielën.