Kupa e Mbretit, Atletiko sfidon Realin
Real Madrid - Atletiko Madrid do të luajnë sonte në mbrëmje aktin e parë gjysmëfinal në Kupën e Mbretit. Përpara ndeshjes kanë folur të dy teknikët e skuadrave. Ancelotti është shprehur se do të përpiqet që të bëjë maksimumin ndaj Aletikos për të fituar kundër një skuadre që po tregon javë pas jave forcën e saj."Kemi 180 minuta në dispozicion për të fituar. Atletico Madrid nuk është një ekip i lehtë sepse mbrohet mjaft mirë dhe shfrytëzon kundërsulmin. Na ka mundur në kampionat, por Reali ka ndryshuar shumë".Te galaktikët do të jetë në dispozicion i rikuperuari Gareth Bale. Loja e mirë ndaj Bilbaos ka bërë që Jese Rodriguez të ketë një vend në formacionin titullar ndaj Atleticos, ndërsa në pikëpyetje qëndron Varane. Ekipi tjetër i Madridit, është i vetmi ndaj të cilit Los Blancos nuk kanë mundur të shënojnë në këtë sezon.Galaktikët pritet të luajën më këtë formacion 4-3-3Në portë do të jetë Kasijas. Në mbrojtje Koentrao, Serxhio Ramos, Pepe dhe Abeloa. Në mesfushë do të luajnë Di Maria, Ksabi Alonso dhe Modriç. Ndërsa në sulm do të luajnë Ronaldo, Bejl dhe Jese Rodriguez.Ndërkohë në anën tjetër ka folur edhe Diego Simeone, i cili ka vlerësuar më shumë kundërshtarin duke u shprehur se madrilenët janë përmirësuar nga sfida e parë në La Liga."Fundjavën e kaluar u thashë lojtarëve të mi se sa më shumë ndeshesh me më të mirët, aq më shumë forcohesh dhe përmirësohesh. Më parë duhet t'i kërkosh vetë vështirësitë dhe unë kam insistuar gjithmonë te ndeshjet e forta, prandaj edhe në verë kam preferuar që ekipi të zhvillojë ndeshje miqësore të një niveli të lartë. Kemi modestinë e nevojshme për t'i interpretuar siç duhet gjërat, duke filluar që nga mundësitë që kemi për të fituar e deri te realiteti që do të ndeshemi me Realin e Madridit. Ata kanë një ekip të madh, ndërsa ne jemi duke rivalizuar sic duhet. Ata kanë edhe një si Iker Casillas, një portier shumë i madh, që ka shkruar historinë sa herë që ka luajtur".Atletiko Madrid pritet të zbres në fushë sonte me formacionin 4-2-3-1Në portë do të luaj Kurtua. Në mbrojtje Insua, Godin, Miranda dhe Huanfran. Në mesfushë do të luajnë Gabi dhe Koke përpara tyre ndërsa treshja Turan, Diego dhe Garsia do të mbështesin Diego Kostën e vetëm në sulm.