Mourinhio: Inter-Barcelona më e bukura e 50 viteve të fundit
Jose Mourinho nuk harron. Sidomos skuadrën e Interit, ku ka përjetuar një vit magjik në vitin 2010, duke arritur kulmin në finalen e 22 majit me Bayernin. Në gjysmëfinale portugezi dhe skuadra e tij mundi Barcelonën e Pep Guardiolës, një ndër skuadrat më të mira të historisë së futbollit. Tashmë rreth 4 vjet më pas ai i kujton me entuziazëm:"Në ndeshjen e parë ne fituam 3-1 dhe ishim shumë afër kualifikimit, por sfidën e dytë dhe mund ta kishim humbur me katër apo pesë gola. Unë mendoj se ai ka qenë takimi më i bukur në 50 vitet e fundit. E dinim që kishim për të luajtur ndeshjen e parë në shtëpi dhe të dytën jashtë, dhe ishte shumë e vështirë. Asnjë njeri nuk e dinte se ne ishim në gjendje për të fituar në “San Siro”.Më pas portugezi rikthen edhe kujtimet e “Kamp Nout”:"Kur e fillon një ndeshje me rezultatin 3-1 dhe je i detyruar të luash me 10 lojtarë, është një situatë shumë e vështirë".Portugezi në mediat angleze foli edhe për çështjen e titullit kampion në këtë sezon. Ai mendon se Arsenali dhe Manchester City janë "kuajt e mëdhenj" dhe favorit për titull, ndërsa Chelsea është "kali i vogël" në këtë garë.Por, pavarësisht fitores, që ishte e dyta në këtë sezon ndaj Cityt, Mourinho mendon se ata nuk janë në mesin e dy favoritëve për ta fituar titullin.."Ne kemi mposhtur ekipin më të mirë dy herë. Në ndeshjen e parë ne fituam pasi Fernando Torres ishte në një formë të shkëlqyer, ndërsa këtë herë fituam sepse ishim ekipi më i mirë", tha portugezi.