Shaqiri dhe Januzaj, Messi-t shqiptarë

Xherdan Shaqiri dhe Adnan Januzaj janë Lionel Messi-t shqiptarë. UEFA ka bërë publike disa nga lojtarët e talentuar evropianë, duke i shfaqur ata si Messit e vendeve nga vijnë.Epiteti i Messit shqiptar i ka takuar mesfushorit shqiptar të Bayern Munchenit, Shaqirit dhe atij të Manchester United, Januzaj, të cilët kanë tërhequr vëmendjen e futbolldashësve evropian dhe atij botëror me paraqitjet e tyre në sezonin e ri futbollistik në kontinentin e vjetër.Sipas faqes së UEFA-s, Shaqiri kurrë nuk ka qenë Messi i Zvicrës. Shaqirit nuk i falet që ka zgjedhur Zvicrën para Shqipërisë, por ai ka vazhduar të shkëlqejë."Më kanë thirrur me shumë emra, Messi edhe tradhtar, por kjo nuk më ka shqetësuar asnjëherë", ka thënë mesfushori i Bayernit.Messi tjetër shqiptar është Januzaj, i lindur në Belgjikë dhe me familje nga Kosova dhe mund të zgjedh Shqipërinë në të ardhmen."E di çfarë duan shqiptarët, por unë jam i përqëndruar tek Manchester United", është shprehur Januzaj për portalin e UEFA-s.Dyshja shqiptare nuk është e vetmja që indentifikohet me yllin argjentinas në kontinentin e vjetër.Radoslav Dimitrov është Messi i Bullgarisë, Gabriel Torje në Rumani, Giannis Fetfatzidis (Greqi), Lorenzo Insinje (Itali), Rajan Gauld (Skoci), Ivan Nastevski (Maqedoni), Václav Pila (Çeki), Mario Gëtze (Gjermani), Gai Assulin (Izrael), ndërsa për femra e vetmja që mund të shpresojë të bëhet si Messi është polakja Eva Pajor.