La Liga, Villareali pranë zonës së Ligës së Kampioneve

Vilareali nuk ka ndërmend të heq dorë nga pretendimet për të hyrë në zonën e Ligës së Kampionëve.Nëndetësja e verdhë fitoi pa shumë probleme ndaj Osasunës. Në "El Madrigal" vendasit që në fillim të ndeshjes shfaqën synimet e tyre për të marr një fitore. Edhe miqtë ju kundërpërgjigjën duke krijuar raste të pastra në portën kundërshtare. Pjesa e parë do të përfundonte e bardhë ndërsa në të dytën do të ndryshonte edhe rezultati.Në minutën e 47-të të takimit, Vilareali do të kalonte në avantazh me pebet, ndërsa 8 minuta më pas ishte Trigueros që shënoi edhe golin e dytë. Por sfida nuk do të përfundonte këtu, pasi në të 75-ën, Perbet do të realizonte golin e dytë personal dhe të tretin në këtë ndeshje. Osasuna e fundit e tabelës do të shënonte golin e flamurit 3 minuta nga fundi me Rierën, i cili shënon pas një prekje fantastike me tak. Ndeshja nuk do të ndryshonte drejtim, me Vilarealin që ngjitet tashmë vetëm 3 pikë larg vendit të katërt në renditje, që aktualisht mbahet nga Bilbao, skuadër e cila të dielën ndali Realin e Madridit.