Murinjo arrin të thyej kështjellën M.City

Katër mbrojtës, dy mesfushorë qëndror dhe katër futbollistë të tjerë më të avancuar në tentativën për të ndëshkuar kundërshtarin nëpërmjet kundërsulmeve. Kështu Jose Mourinho dhe Chelsea e pushtuan stadiumin “Etihad” të Manchester Cityt, duke fituar me rezultatin 1:0.Blutë e Londrës i shkaktuan humbjen e parë skuadrës së Pelegrinit në shtëpi dhe këtë gjë e merituan plotësisht me lojën që shfaqën në fushë. Takimi nisi me dominimin e qytetarëve në zotërimin e  topit por blutë ishin më konkretë teksa rrezikojnë në disa raste. Në minutën e 32-të, Branislav Ivanoviç arrin të mposhtë portierin Hart pas një goditje të saktë në hyrje të zonës. Manchester City u mundua të reagojë menjëherë por në fakt ishte me fat pasi Samuel Eto shpërdoroi një rast të pastër duke goditur shtyllën.Pas pushimit, ishte sërish Chelsea më konkrete dhe shumë më afër golit. Blerja më e re e Murinjos, Matiç goditi shtyllën nga distanca. Vendasit ishin shumë pranë golit të barazimit në minutën e 73-të, kur Çeh do të detyrohej ta dërgonte topin pas portës së tij nga goditja e David Silvës. Çelsi mbrojti me fanatizëm deri në fund avantazhin dhe festoi në fushën që asnjë nuk kishte arritur ta pushtojë.Me këtë fitore, Chelsea barazoi Sitin në tabelën e renditjes  me 53 pikë, ndërsa Arsenali tashmë është në krye me 55 pikë.