Diego: Zemra ime gjithmonë ka qenë me Atletikon

Diego Ribas da Kunja është prezantuar me skuadrën e Atletiko Madridit pasi bëri një rikthim magjik në fushën e lojës, duke shënuar në fioren e fundit ndaj Real Sociedad. 28-vjeçari tha se ishte dëshira e tij dhe ngulmimi i Atleticos që Volfsburgu pranoi që ai të largohej nga Bundesliga."Është një ndjesi e veçantë të rikthehesh te skuadra e zemrës. Nuk mund të kishte fillim më të mirë, luajta shënova dhe fituam. U përgatita shumë për këtë rikthim, ndërsa pritja që më bënë ishte spektakolare. Për këtë arsye dua të falenderoj shokët e skuadrës, tifozët, drejtuesit dhe trajnerin Simeone. Jam shumë i lumtur. Fjala ime dhe sforcimi i Alteticos ishin thelbësorë për këtë lëvizje".Mesfushori brazilian më pas theksoi se ka gjetur një skuadër më të mirë se ajo që e la para se të largohej në Gjermani."Sot e kam gjetur më të fortë se kurrë. Kur u largova lashë një skuadër të mirorganizuar, ndërsa tani kam gjetur një grup që luan në nivelet më të larta dhe që di të fitojë. Atletico është skuadra më e fortë në Europë dhe unë jam këtu për të dhënë kontributin tim për të fituar".Në fund nuk mund të mungonte as një koment në lidhje me përballjen me Realin gjatë ditës së nesërme."Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, siç është gjithmonë kur luan ndaj Realit, por ne jemi të përgatitur për një takim të madh dhe për të fituar" - përfundoi fjalën e tij braziliani.