Të gjithë pas Kroos në Premier league
Mosmarrëveshja rreth kontratës së Toni Kroos me Bayernin e Mynihut ka bërë që ekipet më të mëdha të Premier Ligës të nisin 'luftën' për të blerë shërbimet e tij me një çmim prej 25 milionë stërlinash gjatë merkatos së verës.Drejtuesit e Bayernit janë duke shqyrtuar propozimin e mesfushorit për të dyfishuar të ardhurat e tij javore nga 60 mijë stërlina në 150 mijë stërlina, ndërsa bisedimet për momentin kanë ngecur.24 vjeçari qëndroi në stol për herë të parë në dy muajt e fundit gjatë ditës së diel, gjë e cila i ka bërë më të vëmendshëm të gjitha ekipet e mëdha të Premier League për të provuar që t'i fitojnë shërbimet e tij."Sportsmail" zbuloi para një jave se si trajneri i Manchester United, David Moyes, ka qenë i pari që ka reaguar në lidhje me të ardhmen e pasigurt të Kroos ndërsa ka qenë io pranishëm edhe në sfidën hapëse të fazës së dytë të Bundesligës mes Bayernit dhe Borusia Myshegladbah. Ditët e fundit në garë për të kanë hyrë edhe Manchester City, Chelsea, Arsenal, si dhe Liverpool, të cilët pritet të lëvizin me oferta konkrete për ta rrëmbyer në qershor.Kroos aktualisht është në nivelin mesatar për sa u përket pagesave, të cilat janë nga 50,000 deri në 80,000 sterlina në javë, por ai ndjen se duhet të paguhet më shumë për të arritur nivelin e Philipp Lahm, Bastian Schweinsteiger dhe Franck Ribery të cilët paguhen 150,000 sterlina në javë.