Ronaldo - Messi 8:0
Cristiano Ronaldo nuk mund të krenohet me statistikat disiplinore. Ylli i Real Madridit është ndëshkuar me të kuq tetë herë në karrierë, ndërsa rivali te Barcelona, Lionel Messi, nuk është ndëshkuar asnjë herë. Portugezi ishte ndëshkuar me karton të kuq katër herë gjatë kohës që ka qenë një futbollist i Manchester Unitedit, dhe tashmë ka arritur në të njëjtën kuotë me Los Blancos.Hera e fundit kur u dërgua në dush në dhomat e zheveshjes përpara të tjerëve ka qenë në finalen e sezonit të kaluar në Kupën e Mbretit, pas një dueli për mesfushorin e Atletiko Madridit, Gabi. Nëse Ronaldo mposhti Messin në garën për “Topin e Artë 2013”, atëherë sa i përket disiplinës mes tyre, argjentinasi është kampion absolut. Ndëshkimi në sfidën daj Bilbaos, mund t'i kushtoj Ronaldos me tre ndeshje pezullim, edhe pse ka shumë gjasa që ai të mos luajë vetëm në ndeshjen e radhës të Los Blancos në La Liga, ndaj Vilarrealit në “Santiago Bernabeu”.Sa i përket statistikave të tjera në realizmin e golave, Ronaldo mund të krenohet në rivalitetin me Messin. Portugezi në sezonin e ri deri tani ka shënuar plotë 22 gola, ndërsa pleshti ka realizuar vetëm 9 gola.