Napoli shkatërrohet nga Atalanta, Lacio fiton
Napoli duket se nuk di të fitojë me skuadrat e vogla në këtë sezon. Skuadra e drejtuar nga Rafael Benitez u shkatërrua thellë 3-0 në Bergamo, duke konfirmuar edhe situatën e vështirë në të cilën ndodhet klubi. Pjesa e parë do të mbyllej me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytin do të ishin vendasit që do të ishin më këmbëngulës dhe do të gjenin edhe golin e avantazhit me Denis që kap të papërgatiur Reinën. Sulmuesi i Atalantës do të shfaqej sërish pas disa minutash duke shënuar një tjetër gol. Në tentativën e tij të parë Denis ndalet nga Reina por në të dytën spanjolli nuk ka më forcë ta ndal. Për të mbyllur shkatërrimin e naplitanëve mendon Morales, që i jep goditjen përfundimtare skuadrës së drejtuar nga Rafa Benitez.Lacio po kalon një moment të artë, me Rejën në stol dhe me Berishën në portë janë të frikshëm. Lacialët fituan pastër 2-0 në transfertë me Kievon. Sfida u zhbllokua që në minutën e 6-të nga Kandreva, ndërsa goli i sigurisë u realizua nga i riu Keita në minutën e 70-të, i ndihmuar edhe nga devijimi i mbrojtjes. Në këtë takim sërish e nisi titullar Etrit Berisha, që nuk pati shumë punë për të treguar edhe aftësit e tij, ndërsa Lorik Cana edhe në këtë 90-minutësh qëndroi gjatë gjithë 90 minutëshit në stol.Roma nuk ka mundur dje të luaj takimin e saj pasi ndeshja u shty për shkak të situatës së rënduar nga shiu i rrëmbyeshëm. Arbitri i takimit, De Marko, lejoi të luheshin vetëm 8 minuta dhe pas diskutimit me kapitenët e të dyja skuadrave vendosi ta shtyjë këtë takim.Terreni i lojës ishte mbrojtur deri në 30 minuta para fërshëllimës së parë të arbitrit.Të shtunën Milani nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se një barazim 1-1 përballë Torinos në San Siro, i cili është i teti në kampionat. Kuqezinjtë dominuan me zotërimin e topit në pjesën e parë, por nuk mundën të mposhtinin Padellin. Ndërkohë, torinezët u treguan mjaft të vëmendshëm duke shënuar me Ciro Immobilen në minutën e 17-të. Më pas Ferneud do të shpërdoronte një gol pas një topi të Alesio Çerçit. Në fillim të pjesës së dytë në minutën e 49-të, vendasit e barazuan rezultatin. Adil Rami shënoi golin e parë me fanellën e Milanit në sezonin e tij të parë në “San Siro”. Deri në fund kuqezinjtë nuk do të mundin të shënonin një tjetër gol. Mesfushori shqiptar, Migjen Basha, e nisi ndeshjen nga minuta e parë ndërsa u zëvendësua në minutën e 69-të.