Bayern e frikshme, shkatërron 5-0 Frankfurtin
Bayerni i Mynihut vazhdon të shkel çdo kundërshtarë që i del përpara në Bundesligë. Kampionët e Gjermanisë shkatërruan 5-0 skuadrën e Frankfurtit. Pas vetëm 12 minutash Madzukic do të japë një assist që do të kthehej në gol nga Mario Gëtze. Për të dyfishuar rezultatin mendoi ylli i bavarezve Frenk Riberi që një minutë para fundit të pjesës së parë do të shënonte edhe golin e dytë.Në fraksionin e dytë sapo hyri në fushë Robben shënoi një gol të thjeshtë pas topit të marrë nga Mario Gotze, ndërsa vetëm 2 minuta më vonë në listën e golashënuesve u shkrua edhe emri i qendërmbrojtësit brazilian Dante, i cili realizoi me kokë pas ekzekutimit të një goditje nga këndi. Gjithçka u mbyll pas një veprimi të shkëlqyer të sulmuesit Mario Mandzukiç që vulosi përfundimisht rezultatin 5-0 në minutën e parafundit të ndeshjes. Kështu Bayerni rikthehet te fitoret e frikshme pas dy muajsh. Bavarezët shënojnë suksesin e 44 radhazi pozitiv në Bundesliga, ndërsa Leverkuseni është skuadra e fundit që i ka mundur më 28 Tetor të vitit 2012. Diferenca tashmë është 13 pikë me Bayer Leverkusen.Ndërkohë që Nurenbergu mundi 3-1 në transfertë skuadrën e Hertës së Berlinit duke marr një sukses mjaft të rëndësishëm