Arsenal merr kreun, ndalet Liverpool

Arsenali është rikthyer përkohësisht në krye të Premier Ligës të paktën derisa në fushë të zbres Manchester City me Çelsin. Topçinjtë mposhtën pastër 2-0 Kristal Palas në “Emirates Stadium”. Në fakt ndeshja nuk do të ishte shumë e lehtë për skuadrën e Arsen Venger që nuk arrin të zhbllokohet në pjesën e parë. Rezultati do të zhbllokohej në pjesën e dytë me një gol të Aleks Çamberlin.Talenti anglez u bë hero i ndeshjes për Arsenalin duke shënuar sërish në minutën e 73-të duke i siguruar skuadrës së tij fitoren në një ndeshje  ku triumfi ishte i domosdoshëm për gjigandin londinez. Arsenali kryeson me 55 pikë, dy më tepër se Manchester City dhe pesë më shumë se Chelsea, që luajnë sonte në mbrëmje në “Etihat stadium”.Liverpool nuk arriti më tepër se një barazim në në transfertë me West Bromwich Albion, në kuadër të javës së 24-të në Premierligë. Dueli nisi mbarë për Redsat që kaluan të parët në avantazh me golin nga sulmuesi Daniel Sturridge pas 24 minutash lojë, në asistin e Luis Suarez. Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të miqve. Por, pas pushimit skuadra e Brendan Rodgers nuk arriti të dyfishojë avantazhin ndërsa vendasit u kundërpërgjigjën duke barazuar rezultatin me Victor Aniçebes në minutën e 67-të. Ky do të ishte edhe rezultati përfundimtar i takimit mes dy skuadrave që do të ndanin nga një pikë. Liverpuli vazhdon të mbetet në vendin e katërt me 47 pikë, dy me tepër se Evertoni që mban pozicionin e 5-të në tabelë.Manchester Unitedit nuk arriti të fitojë as me Juan Matën dhe me dyshen Van Persi dhe Runi, që u rikthyen nga dëmtimi.Kampioni në fuqi të Premierligës pësuan humbjen e tetë në këtë vit  duke u mposhtur në transfertë nga Stoke Siti me rezultatin 2:1. Gjatë kësaj ndeshje Adnana Januzaj nuk u aktivizua. Çarli Adam do të kalonte në avantazh Stoke Sitin. Menjëherë pas pushimit të ndeshjes Mata dhuroi një asist për Van Persin që riktheu barazpeshën në fushën e lojës. Do të ishte sërish Adam që do të rikthente avantazhin e vendasve .