Gashi mund Hykën, Berisha i dhuron fitoren Brisbane Roar
Fundjava rezervoi një derbi shqiptarësh në Superligën zviceriane. Dje përballë ishin Hyka kundër Gashit dhe Abrashit, në ndeshjen e kryesuesve Luzern-Grasshopers.Ndeshja ka filluar menjëherë me ritëm të lartë dhe goli parë ka ardhur nga këmbët e mesfushorit të kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, që në minutën e 9-të ka kaluar në avantazh Grasshopersin. Gashi ka zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme, me shumë grintë, duke u ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 23-të të pjesës së parë. Në formacionet respektive ka qenë dhe Hyka te Luzern e Abrashi për Grasshopers, të dy mesfushorët shtatshkurtër të Shqipërisë kanë luajtur të gjithë ndeshjen, me Gashin që është zëvëndësuar në minutën e 84-të kur rezultati ishte fiksuar në 1-3 për Grasshopers. Fitorja e djeshme ka bërë që Grasshopers të kalojë Luzern, duke u ngjitur në vend të dytë dhe vetëm 3 pikë larg nga kryesuesit dhe kampionët në fuqi të Bazel, që ka fituar në transfertë përballë Luzanë Sport.Besart Berisha nuk ka ndërmend të ndalet. Në momentin kur skuadra e tij, Brisbane Roar, ndodhet në një moment vështirë, është gjithmonë sulmuesi shqiptar shpëtimtari i kampionëve australianë.E njëjta gjë ka ndodhur dhe dje, me Brisbane që ndodhej në disavantazh në ndeshjen kundër Central Coast Mariners, me pjesën e parë që kishte përfunduar 0-1. Pjesa e dytë fillon me një tjetër ritëm dhe ndeshja barazohet në minutën 66-të nga të zotët e shtëpisë. Për ti dhënë fitoren kryesuesve të kampionatit australian të futbollit ka menduar bomberi Besart Berisha, që pas disa lëvizjeve të bukura në zonë arrin të shënojë golin e fitores, pikërisht në minutën e fundit të ndeshjes. Ky ishte dhe goli i 8 në 11 ndeshje për Berishën në këtë sezon, me skuadrën e tij që kryeson me 7 pikë më shumë se vendi dytë kampionatin.Pas titullit që duket i pashmangshëm, Berisha do ti japë fund aventurës së tij me Brisbane Roar dhe do të transferohet te Melbourne Victory.