Atletiko Madrid rrëmben kreun, Bilbao ndal Realin
Atletiko Madrid nuk di të ndalet në këtë sezon. Skuadra që drejtohet nga Diego Simeone ka arritur të marr një fitore 4-0 ndaj Real Sociedad duke marr kreun e renditjes në La Liga.Los Kolçoneros do të tentonin shumë herë deri në minutën e 28-të ku do të gjejnë golin e avantazhit me David Vijën që merr një pasim të artë nga Diego Kosta. Në fakt mbrëmja nuk do të ishte perfekte për ish sulmuesin e Barcelonës, që më pas do të dëmtohej. Goli i dytë do të shënohej vetëm në minutën e 72-të të realizuar nga goleadori Diego Kosta që rikthehet te goli pas 1 muaj e gjysmë agjërim dhe duke gjetur rrjetën për herë të 20-të gjatë këtij sezoni. Vetëm 2' më pas Miranda shënoi me kokë golin e tretë, ndërsa goli i katërt u realizua në 87' nga Diego, i cili u rikthye vetëm në ditën e fundit dhe i dhuroi fitoren 4-0 skuadrës së Atletiko Madrid.Me këtë fitore Los Kolçoneros i rrëmben kreun Barcelonës me tre pikë më shumë. Ndërsa në mesjavë do të përballë forcat me realin e Madridit e cila nga ana e saj nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në "San Mames", ndaj Atletiko Bilbaos.Galaktikët në fakt nuk mundën të zhbllokojnë rezultatin në pjesën e parë që u mbyll e bardhë. E dyta do të ishte më e mirë për skuadrën e Ancelotit e cila do të kalonte para në avantazh në minutën e 65-të me Jese Rodrigues, i cili po shndërrohet në një goleador të vërtetë. Vendasit do të reagonin menjëherë pas vetëm 8 minutash teksa i sapo futur në lojë, Ibai Gomez do të barazonte shifrat. Pas vetëm dy minutash, Cristiano Ronaldo humb toruan dhe godet një futbollist kundërshtarë. Portugezi la me 10-të lojtarë skuadrën e tij. Deri në fund Bilbao do të kërkonte një tjetër gol por që nuk do të mundte.