Terry do të largohet nga Chelsea
John Terry nuk do të jetë në Chelsea edhe pas përfundimit të këtij sezoni. Qendërmbrojtësit anglez, lider i ekipit në dekadën e fundit, vështirë se do t'i ofrohet një kontratë e re në Stamford Bridge. Ai pritet të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni.Ndërsa I dhanë lamtumirën Juan Matas që u transferua te Nabchester United dhe duke mirëpritur blerjen e re nga Basel, Mohamed Salah, tifozët e e bluve të Londrës do të pasi shumë shpejtë mund të mësojnë se në sezonin e ardhshëm nuk do ta kenë më në ekip liderin e skuadrës në vitet e fundit pasi ai do të braktisë klubin gjatë verës, shkruan Daily Mirror.Kontrata e Terryt me Chelsean do të skadojë në fund të këtij sezoni dhe klubi ende nuk ka dhënë asnjë të dhënë se do t'i ofrojë marrëveshje të re për të vazhduar qëndrimin në Stamford Bridge, edhe pse në të kaluarën ishte përmendur opsioni për ofrimin e kontratës së re 1 vjecare.Terry është idhull i tifozëve të Chelseas. Burime të afërta me Terryn kanë njoftuar se ai është duke menduar për të ardhmen e tij dhe për skuadrën e mundshme ku mund të mbyll karrierën. Ai luan që nga viti 1998 me blutë e Londrës dhe ka shënuar madje edhe 57 gola në 607 ndeshje.