Guardiola: Ndaj Gladbah duhet ta nisim mbarë vitin 2014

Bayerni i Mynihut do të rikthehet sot në fushën e lojës për të startuar pjesën e dytë të sezonit dhe përballë do të jetë një kundërshtarë aspak I lehtë Borusia Mynshgladbah. Në konferencën përpara ndeshje Pep Guardiola ëshët shprehur se kjo ndeshje do të jet mjaftë e rëndësishme për të bërë një nisje të mbarë."6-7 ndeshjet e radhës duhet të tregojmë se nuk kemi humbur asgjë nga forma e vitit të shkuar. Sezonin do ta analizojmë vetëm pas disa ndeshjeve sepse duhet të hedhim një hap të sigurt për të mbrojtur titullin kampion në Bundesliga".Tekniku spanjoll është shprehur se skuadra e tij ka ende vend për përmirësime sepse nuk i ka ende 90 minuta në këmbë pas pushimeve dimërore. Spanjolli shton se në bisedat që bën me lojtarët ka një pengesë të madhe që është gjuha."Kjo është pjesa më e vështirë për mua këtu. Ndonjëherë dua të flas rrjedhshëm por nuk mund ta bëj sepse gjermanishtja ime nuk është ende në nivele të kënaqshme. Gjithsesi kjo është normale sepse një vit më parë vetëm mund të përshëndesja në këtë gjuhë".Në supersfidën mes Bayernit dhe Mynshegladbah do të ketë edhe një duel shqiptarësh. Dy mesfushor ai i Gladbahut, Xhaka de I Bajernit Shaqiri pritet të jenë nga minuta e parë në fushë. "Ndoshta në "Borusia Park" nuk do të mungojnë as flamkurët Shqiptarë.