Sekretet e Ronaldos
Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë. Ylli i Real Madridit i mahnit të gjithë me aftësitë e tij. Ku qëndron sekreti? Aurelio Pereira, i konsideruar si njeriu që zbuloi Ronaldon, ka lavdëruar yllin e Los Blancos. Ylli i Real Madridit fitoi “Topin e Artë 2013” duke mposhtur në një duel të fortë me sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi dhe mesfushorin e Bayernit të Mynihut, Franck Ribery."Kur ishte 14-vjeç, shokët e tij e quanin jashtëtokësor, sepse ishte jashtë kësaj bote", deklaroi Pereira për të përditshmen sportive spanjolle “Marca”. Pereira ka meritën për transferimin e Ronaldos në Sporting nga Nacional de Madeira."Shpejtësia me të cilën luante, fakti se mund të godasë me të dyja këmbët dhe vetëbesimi i madh ishin karakteristika të tij të përhershme. Shokët e skuadrës gjithmonë ia pasonin topin. Talenti nuk është gjithçka. Shumë të rinj të tjerë të talentuar nuk e kishin përkushtimin e Cristianos. Ai është zhvilluar shumë në aspektin e pjekurisë së tij. Nëna e tij gjithmonë e përkrahte ëndrrën e Ronaldos për t'u bërë futbollist profesionist", përfundoi ai.Ronaldo deri tani ka një ecuri fantastike teksa ka shënuar 22 gola në sezonin e ri duke qenë kandidat serioz për “Këpucën e Artë” dhe sigurisht edhe për "Topin e Artë".