Fiton Barcelona, shkëlqen Tello
Sulmuesi i ri, Cristian Tello, mbrëmë ka shënuar tre gola në fitoren e Barcelonës në transfertë ndaj Levantes me rezultat 4:1 në ndeshjen e parë çerekfinale në “Copa del Rey”. Sulmuesi i ri ishte edhe më i miri i takimit, duke e lënë nën hije Lionel Messin i cili ishte titullar dhe luajti gjatë gjithë ndeshjes, por nuk shënoi gol. Argjentinasi në fakt luante dhe një ndeshje jubilare të 400 me blaugranët.Në fakt pjesa e parë i ishte më e mirë për vendasit të cilën e mbyllën atë në avantazh pas golit nga Badil El Zhar në minutën e 31'të. Pas pas pushimit Barcelona e barazoi rezultatin me autogolin nga Juanfran Garcia në minutën e 53-të. Ndërsa më pas në skenë doli Tejo i cili shënoi tre herë brenda 30 minutave të fundit të takimit duke i siguruar skuadrës së tij fitoren dhe pothuajse kualifikimin për në gjysmëfinale para ndeshjes së kthimit në “Camp Nou”.Ai u fut në fushë në pjesën e dytë dhe në minutën e 60-të shënoi golin e avantazhit 2-1. Në golin e tretë sërish protagonist ishte ai, Tejo, pasi realizoi dhe në minutën e 81-të dhe 86-të. Ndeshja e kthimit pritet të jetë thjeshtë një formalitet për blaugranët.