Januzaj gabon, eliminohet Manchester United

Manchester United është eleminuar në gjysmëfinale të “Capital One Cup” pas humbjes me penallti ndaj Sunderland me rezultat 2:1.Një pjesë të fajit për këtë skualifikim e mban edhe kosovari Adnan Januzaj. Vendasit dolën fitimtar në kohën e rregullt 1:0. Jonny Evans e kaloi Manchester Unitedin në avantazh në minutën e 37'-të kur shënoi nga shumë pranë portës. Por kjo do të ishte gjithçka pasi nuk pati më gola në kohën e rregullt që me rezultat të përgjithshëm 2-2 shkoi në kohën shtesë.Pjesa e parë e shtesës nuk solli gola kurse në minutën e parafundit të së dytës, një gabim i rëndë nga portieri David de Gea bëri që Sunderland të barazonte rezultatin dhe të besonte se siguroi finalen, pas golit nga Phillip Bardsley. Por, në mënyrë dramatike United barazoi në sulmin e fundit, pasi  Januzaj dhuroi një asist në qendër nga krahu i majtë, atje ku Javier Hernandez shënoi dhe e çoi ndeshjen në penallti.Sunderland shënoi dy herë ndërsa United vetëm një, përfshirë gabimet nga Ëelbeck, Januzaj, Phil Jones dhe Rafael që i kushtuan vendasve eliminimin nga “Capital One Cup”. Ndërsa, Sunderland shkon në finale ku do të ndeshet me Manchester Cityn.