IFFHS: Del Bosque, trajneri më i mirë për 2013
Vicente del Bosque, trajneri i Spanjës, është tekniku më i mirë i ekipeve përfaqësuese për vitin 2013 nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit, në një votim ku morën pjesë ekspertë të futbollit nga 70 vende të ndryshme të botës.Ajo që bie më shumë në sy është fakti se në listën e 9 vendeve të para ndodhen 4 trajnerë nga futbolli amerikano latin, braziliani Felipe Scolari i Selecaos, argjentinasi i Kolumbisë, Jose Pekerman, argjentinasi tjetër i kombëtares Albiceleste, Alejandro Sabella, si dhe uruguajani Oscar Tabarez.Në këtë votim Del Bosque është zgjedhur edhe tre herë të tjera si më i miri ndër trajnerët e kombëtareve, në vitet 2009, 2010 dhe 2012, ndërkohë që në 2002-in është votuar edhe si tekniku më i mirë për klube. Vicente del Bosque, bashkë me italianian Marcelo Lippi, janë kështu të vetmit në botë që janë përzgjedhur si teknikët më të mirë në botë, si në votimin për klube, ashtu edhe për ekipet përfaqësuese.Trajneri spanjoll, i cili qëndron në krye të La Rojas që prej vitit 2008, e ka drejtuar skuadrën drejt sukseseve të mëdha, si titujt kampionë në Kupën e Botës 2010 dhe Europianin 2012. Pas tij, në renditjen e fundit të IFFHS për trajnerët e kombëtareve ndodhet Joachim Low i Gjermanisë dhe Luis Felipe Scolari i Brazilit, që plotësojnë podiumin e tre më të mirëve. Ndërkohë që bie në sy mungesa e trajnerit të Atletikos Simeone, e Murinjos dhe Kontes.