Fiorentina në gjysmëfinale, mposht 2-1 Sienën
Fiorentina është gjysmëfinalistja e tretë e Kupës së Italisë. Skuadra e Montelës arriti të mundë 2-1 në derbin me Sienën duke siguruar dhe një biletë në sfidën gjysmëfinale me Udinezen.Në derbin e zhvilluar mes të dyja skuadrave mbrëmë nuk mungoj aspak spektakli megjithëse Siena për momentin është në serinë B. Fiorentina nuk e pati aspak të thjeshtë ndaj Sienës, të cilët dhanë maksimumin në çerekfinale përballë vjollcëve. Skuadra e Montellës përfitoi nga një vendosje e gabuar e mbrojtjes mike në minutat e para të ndeshjes, kur në minutën e 20-të Iliçiç do të arrinte të dilte i vetëm përballë portierit mik duke e mposhtur. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat ndërsa në fraksionin e dytë në minutën e 59-të do të ishte Xhiakomaci që do të realizonte golin e barazimit.Fiorentina u hodh me forca të shumta përpara dhe në minutën e 75-të me Komper gjeti golin e fitores. Kështu skuadra vjollc kalon në gjysmëfianle ku do të ndeshet me Udinezen që eleminoi Milanin.; Ndërsa javën e ardhshme dhe Roma do të mësojë kundërshtaren e saj e saj në takimin e fundit çerekfinal mes Napolit dhe Lazios. Ku ekzston mundësia e një derbi të mundshëm.