Të enjtën vendimi për Ribery e Benzema

Franck riubery karahas momentit të vështirë që po kalon pasi nuk dpoli fitues për topin e Artë tashmë është na ankth edhe për akuzat se bashku me Benzeman për marrëdhnie seksuale menjë minorene. Vendimi final do të jepet te ënjten e ardhshme nga Gjykata e Parisit. Me shumë mundësi, të dy futbollistët francezë do të dalin të pafajshëm nga kjo histori disa vjeçare, pasi një prokuror i çështjes ka poohuar se provat janë të pamjaftueshme për të vërtetuar se Ribery e Benzema ishin në dijeni të moshës së vajzës me emrin Zahia, protagoniste e këtij e kësaj ngjarje.Dënimi maksimal që rrezikojnë Ribery e Benzema është 3 vjet heqje lirie, si dhe gjobë 45 mijë Euro për secilin. Futbollisti i Bayernit të Mynihut nuk e ka fshehur për asnjë moment faktin se ka patur dy herë raporte seksuale me Zahian në vitin 2009, por ka mohuar me këmbëngulje se e ka paguar vajzën e cila tani është 21 vjeç. NDërsa sulmuesi i Realit nuk ka pranuar se ka patur lidhje me Zahian dhe madje avokatët e tij kanë pretenduar pafajësinë e Karim Benzema, duke paraqitur një bisedë telefonike si provë. Tashmë të dy futbolistët janë në pritje të vendimitfinal pasi karriera e tyre është vënë në rrezik dhe njëkohësisht dhe imazhi I tyre nuk është më i njëjti.