Milan, Seedorf ka gati revolucionin

Një revolucion i vërtetë po përgatitet në shtëpinë e Milanit. Ardhja e Sedorf mund të sjellë edhe largimin e disa futbollistëve, pasi holandezi mund të luaji në skemën 4-2-3-1 ose 4-2-4. Sipas mediave italiane nga kuqezinjtë mund të largohen jo vetëm Mexes drejt Fiorentinës dhe Monacos, por edhe Muntari e De Jong që kërkohen në Angli. Për sa i përket përforcimeve një emër që ka dal në listën e tij është Xhemaili.Sedorf me të mbërritur në Milanelo duket se ka kryer edhe planet për të ardhmen e skuadrës së tij. Kuqezinjtë kanë nevojë për më shumë muskuj në mesin e fushës atje ku De Jong dhe Montolivo nuk janë më një garanci dhe duket se nuk pëlqehen shumë nga holandezi.  Kuqezinjtë nuk po kërkojnë vetëm lojtarë brenda Italisë por edhe jashtë. I pari që mund të lërë Milanin është Philippe Mexes, stoli kundër Veronës shenjoi historinë e tij me fanellën kuqezi , por tani mbetet për tu parë nëse do të transferohet te Fiorentina apo te Monaco .Sulley Muntari mudn të transferohet në Premier League atje ku Hull City është e gatshme të bëjë një ofertë konkrete. Ndërkaq më i vështirë është largimi i De Jong ku skuadra e vetme që ka shprehur interes por jo me ofertë zyrtare është Liverpuli që e kërkon në vend të Lukas. Nocerino ndërkaq po kërkon një skuadër pasi nuk do të ketë asnjë hapësirë as me Sedorf. Sa i përket blerjeve spikat emri i Xhemailit, i cili i pëlqen shumë Clarence Seedorf që e ka vënë në krye të listës së përforcimeve. Ai nuk është në formacionin bazë të napolitanëve ndaj mund të largohet.