Vidal : Jam më i miri në botë në pozicionin tim
Mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal është shprehur se nuk ekziston asnjë futbollist më i mirë në rolin e tij, madje as dyshja e Barcelonës, Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta. Ylli kilien është një prej futbollistëve kryesor në ekipin e Antonio Contes në sezonin e tij të tretë me këtë skuadër. Në këtë vit ai nuk zuri vend në ekipin më të mirë të shpallur nga FIFA. Vidal nuk mërzitet nga kjo gjë sepse ai ndihet më i miri."Është e thjeshtë. Në pozicionin tim jam më i miri në botë", deklaroi Vidal për “Sport Bild”.Kilieni fillimisht u pyet për një krahasim me Bastian Schëeinsteiger dhe Sami Khedira, por ai përmendi emrat e Xavit dhe Iniestas, që konsiderohen si dy mesfushorët më të mirë në botë."Janë shumë futbollistë që mundohen të luajnë si unë në atë pozicion, duke më kopjuar nga pak. Por, vazhdoj ta them, jam më i miri në pozicionin tim sepse askush nuk mund të mbroj si unë, dhe të shënojë aq shumë gola".Mesfushori i Juevntusit gjatë këtij sezoni ka realizuar plotë 15 gola, 10 prej të cilëve në serinë A, ndërsa 5 në Ligën e Kampioneve. Ndërsa ka dhuruar edhe 5 asist për shokët e skuadrës.