Thohir: Inter sgithmonë është shquar për integritet dhe besnikëri
Telenovela e shkëmbimit Vucinic-Guarin vazhdon por tashmë vetëm me deklarata dhe kundërdeklarata nga të dyja klubet. Pas fjalëve të ashpra të Marotës në drejtim të Interit ka ardhur edhe përgjigjia nga Presidenti Tohir. Përmes një komunikate të publikuar në faqen zyrtare të zikaltërve, manjati indonezian i përgjigjet direkt Marottas, i cili e akuzoi Interin për mungesë serioziteti."Në të gjithë historinë e gjatë e të lavdishme, Interi gjithmonë është shquar për integritet dhe besnikëri, ky është misioni ynë, të vazhdojmë me këtë traditë. Diskutimet mes klubeve duhet të mbeten privateNë gjithçka që bëj, besoj se ka parime thelbësore për të patur sukses, siç janë puna, ndershmëria dhe besueshmëria. Jam angazhuar t'i respektoj këto parime te Interi për ta shtyrë klubin që të arrijë në nivelet më të larta. Si president i Interit, detyra ime është të vlerësoj rendimentin tonë dhe të lëshoj sfida për të shkëlqyer, për vete dhe për të gjithë në klub. Nuk lejoj askënd jashtë shoqërisë që të na kritikojë publikisht. Do ta mbroj Interin dhe atë ç'ka përfaqësojmë me çdo mjet që disponojmë" -ishin fjalët e Tohir në deklaratën për faqen e Interit.Fjalët e presidentit të Interit me siguri që do të sjellin edhe reagimin e bardhezinjve, që me shumë gjasa nuk do të heshtin përballë fjalëve të Tohirit, i cili e ka ndezur edhe më shumë polemikat mes Interit e Juves.