Marotta: Akordi ishte arritur nga Interi, mungoi serioziteti

Pas dështimit të shkëmbimit mes Guarin dhe Vuçiniç, ka ardhur edhe reagimi i ashpër i administratorit të deleguar të Juventusit, i cili doli para mediave për të treguar versionin e bardhezinjve për telenovelën e cila zgjati për dy ditë."Jam këtu për të sqaruar se çfarë ka ndodhur. Nuk patëm kohë të reagonim në kohë, pasi përgatiteshim për ndeshjen me Romën. Kemi dëgjuar shumë të pavërteta për gjithë këtë histori. Për shkëmbimin Vuçiniç-Guarin kishte një akord verbal mes palëve. Agnelli mori një SMS konfirmimi nga Thohir. Ka patur ndërkohë mungesë korrektese edhe ndaj lojtarëve, i referohem këtu Vuçiniç që është një profesionist serioz. Situata ishte e pakëndshme edhe për Guarin, i cili kishte arritur akordin me ne".Më pas Marrota ashpërson tonet ndaj ziklatërve duke e quajtur një rast të papreçedent."U gjendëm në vështirësi të madhe, nuk po e kuptonim se çfarë po ndodhte. Eshtë hera e parë në 30 vjet që merrem me futbollist dhe më ndodh diçka e tillë. Nuk ia drejtuam pistoletën askujt. U pyetëm se cili lojtar na interesonte dhe dhamë emrin e Guarin. Kam dëgjuar shumë gjëra në lidhje me Vuçiniç. Ai ka bërë dy sezone të shkëlqyera me ne duke bërë 35 ndeshje zyrtare në sezonin 2011-2012 dhe 43 në sezonin 2012-2013 ".Marotta konfirmoi se ka patur sërish kontakte të mëvonshme mes dy presidentëve të Juves e Interit për transferimin e Vuçiniç te zikaltërit."Agnelli ka biseduar me Thohir jo vetëm për të kërkuar sqarime, por edhe për kalimin e Vuçiniç te Interi. Për momentin nuk ka asgjë konkrete. Tani e di më mirë se për të arritur një akord me Interin, nuk bëhet fjalë për çështje besueshmërie, por për çështje serioziteti".Lidhur me të ardhmen e Vuçiniç ai tha se lojtari do të trajtohet si një lojtar i skuadrës dhe do të shqyrtohen ofertat në drejtim të tij.