Manchester United, Largohet Chicharito
Javier Hernandez ka vendosur të largohet nga Manchester United. Sulmuesi meksikan është i pakënaqur me minutazhin në ekip dhe ka njoftuar menaxherin David Moyes se dëshiron të shitet. I njohur me nofkën Chicharito, ka njoftuar trajneri David Moyes se dëshiron të largohet nga Manchester United pasi është i pakënaqur me mungesën e paraqitjeve të vazhdueshme në ekipin e parë.Hernandez, i cili asnjëherë nuk fitoi statusin e titullarit në Old Trafford, ishte duke pritur të luaj më shumë minuta pas dëmtimit të Robin van Persiet dhe Ëayne Rooneyt. Por, Moyes ka preferuar Danny Welbeckun në vend të tij dhe meksikani tashmë nuk mund të pres më dhe ka vendosur të largohet nga klubi, duke kërkuar që të shitet, shkruan gazeta britanike Daily Mail.Ende nuk është e qartë nëse ai do të largohet që në merkaton e janarit, por ajo që është e sigurtë është se është se ai ia ka bërë të qartë Moyesit se e sheh të ardhmen larg Old Traffordit. Valencia, Inter dhe Ëest Ham besohet se janë të interesuara për shërbimet e tij. Hernandez u transferua në United nga Guadalajara më 2010,në një shifër jo shuëm të lart vetëm 6 milionë paund. Në katër sezone me djajtë e kqu ai ka zhvilluar gjithsej 140 ndeshje duke realizuar edhe 57 gola.