PSG eliminohet nga Kupa e Francës, kualifikohet Monaco
Montpelje ka befasuar Paris Saint-Germainin në Parc de Princes, duke e mposhtur me rezultat 2-1 dhe në këtë mënyrë duke e eleminuar nga Kupa e Francës.Daniel Kongre shënoi shënoi golin e avantazhit për miqtë që në minutën e 20-të pas daljes së gabuar të portierit të parizienëve. Kampionët e Francës do të barazonin menjëherë në minutën e 30-të me Edison Kavanin që e ka të lehtë ta shtyj topin në rrjetë. Moonpelje do të shënonte dhe golin e fitores në pjesën e dytë me Viktor Hugo Montano në minutën e 69-të sërish pas një goditje me kokë. Kështu Paris Saint-Germain largohet nga Kupa e Francës që në raundin e 1/16.Ndërkohë Monako ka bërë detyrën duke mundur pastër 3-0 Monts Or Azergues por duke humbur Radamel Falcaon. Goli i parë për skuadrën e e Ranierit erdhi në minutën e 29-të me kolumbianin Falcao që e ka të lehtë vetëm ta shtyj topin. Goli i dytë do të vinte në minutën e 63-të. Pas një aksioni me kundërsulm, vendasit do të kapeshin në befasi ndërsa Riviere bën gjithçka mirë duke kaluar edhe portierin kundërshtar. Ai do të shënonte më pas edhe golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën në minutën e 72-të.