Si ndryshon Manchesteri dhe Chelsea nga transferimi i Mata-s

Manchester United është përforcuar me mesfushorin e Chelsea-t, Juan Mata. Por si do të rreshtohen kampionët e Anglisë me yllin spanjoll dhe I do të ndryshojnë bkutë e Londrës në vendosje?Man Utd thyhen rekordin e transferimeve me blerjen e mesfushorit Juan Mata nga Chelsea për 37 milionë paund.Djajtë e kuq kanë dëshpëruar tifozët me me rezultatet e deritashme dhe ka nevojë për përforcime të mëdha, që do të fillojnë me blerjen e futbollistit spanjoll i cili nuk zë vend në formacionin bazë të trajnerittë Chelsea-t, Jose Mourinho.Mendimet e specialistëve për këtë lëvizje janë të ndryshme. Ka nga ato që kritikojnë londinezët për shitjen e një futbollisti të kalibrit të lartë si Mata, por edhe të tjerë që mendojnë se Chelsea bëri mirë që e largoi atë. Si do që të jetë, është interesant të shohim paraqitjen e skuadrave në fushë me dhe pa Matan. Sipas Sports Mail, Manchester United do të hedh Matan në qendër të mesfushës si ideator të lojës me Wayne Rooneyn në të djathtë, Adnan Januzajn në të majtë dhe Robin van Persien në sulm.Ndërsa, Chelsea do të luaj me treshen Hazard-Oscar-Willian në mesfushë dhe Samuel Eto'on/Fernando Torresin në sulm.