Toure i gatshëm për të kaluar te PSG
Yaya Toure ka pranuar se në të ardhmen mund të ndryshojë drejtuesit miliarder për tu transferuar nga ato të Manchester Cityt te Paris Saint-Germain. Ai refuzon të përjashtojë mundësinë e transferimit tek gjigandi francez.30-vjeçari insiston se është i lumtur në Etihad ku ka shënuar 14 gola në 29 ndeshje për ekipin e trajnerit Manuel Pellegrini, por nuk e përjashton mundësinë e kalimit në Parc des Princes."Gjithçka mund të ndodh. Pse jo? Në jetë, kurrë nuk i dihet. Gjithçka është duke shkuar mirë tani te City, por askush nuk e di të ardhmen. Kur ekzistojnë skuadra të mëdha me futbollistë të mëdhenj, atëherë ekziston edhe joshja. Për të qenë pjesë e një aventurë si kjo, një grupi si ky, është e jashtëzakonshme për mua" deklaroi Toure për “RMC Sport”, i pyetur rreth mundësisë së transferimit te kampioni i Ligue 1.Më pas lojtari me origjinë ng Bregu I Fildisht foli edhe për të ardhmen e tij."Synimi im gjithmonë ka qenë të luaj me futbollistë të mëdhenj. Më mundëson të përmirësohem dhe të mësoj shumë gjëra. Në futboll ju kurrë nuk ndaleni së mësuari. Për mua, PSG është klub i mrekullueshëm", përfundoi ai.Tashmë ngelet të shohim lëvizjen e PSG në rast se do të lëshoj ndonjë ofertë që tani apo do të pres muajin qeshor.