Rivaldo: Kampionati botëror i turpit

Kampionati botëror do t'i turpërojë të gjithë brazilianët, është shprehur sulmuesi i mirënjohur Rivaldo. Ai është i bindur se vendi i tij nuk do të jetë në gjendje të organizojë garën ashtu siç duhet.Ish ylli i Milanit dhe Barcelonës, Rivaldo ka hedhur kritika të ashpra ndaj Brazilit duke thënë se vendlindja e tij nuk do të jetë në gjendje të organizojë si duhet Kampionatin botëror në futboll.Brazili është mikpritës I Kupës së Botës që do të zhvillohet gjatë verës dhe tashmë është përballur me kritika të shumta për punën rreth infrastrukturës. Madje, sulmeve i është bashkuar edhe Rivaldo."Turp që janë shpenzuar aq shumë para për një Botëror dhe jo në spitale dhe shkolla që janë në gjendje të tmerrshme", deklaroi Rivaldo, 41-vjeç, për Radio Jovem Pam."E dimë se çfarë do të ndodh, e kam thënë edhe disa herë tjera se Brazili nuk është në gjendje të organizojë siç duhet një Kampionat i cili do të na bëjë të turpërohemi", u shpreh ai.Kujtojmë që Rivalkdo ka luajtur për 11 vite me kombëtaren Braziliane dhe ka shënuar gjithsej 34 gola në 74 takime të zhvilluara gjithsej.