Neville: Man Utd nuk ka kualitet, përveç Januzajt
Ish mbrojtësi i Manchester Unitedit, Gary Neville ka kritikuar ekipin e trajnerit David Moyes pas eliminimit në gjysmëfinale të Capital One Cup. Ai është shprehur se i vetmi futbollist i ekipit që nuk meriton të kritikohet është Adnan Januzaj.Kampionia e Anglisë nuk arriti të shkojë në finale ku do të ndeshej me rivalen e qytetit Manchester City, pasi u mund pas penalltive nga Sunderland në Old Trafford.Nevill theksoi se skuadra ka mungesë të kualitetit."Ekipi nuk ka kualitet të mjaftueshëm, është e thjeshtë. Nuk ka kreativitet të mjaftueshëm në fazën e sulmit, ritmi nuk është i shpejtë sa duhet. Rooney dhe Van Persie janë mungesa të mëdha në ndeshje si ajo ndaj Sunderlandit", deklaroi Neville për faqen hereisthecity.com.Neville sugjeroi se i vetmi futbollist i Unitedit që nuk meriton kritika është mesfushori kosovar Adnan Januzaj i cili sërish luajti një ndeshje të mirë, para se të humbiste penalltinë."Ai është i vetmi futbollist me kualitet për momentin, Januzaj. Ai është i vetmi që duket se ka përqendrimin për të bërë një pasim ose veprim tjetër të duhur në sulm. Të gjithë të tjerët duken të tensionuar. Kjo mendoj se është kompliment i madh për të, por edhe presion i madh", përfundoi Neville.