Atletiko mund minimalisht Bilbaon në Kupën e Mbretit
Atletico Madrid nuk din të ndalet në këtë sezon. Pas barazimit ën kampionat skuadra e Simeones ka reaguar në Kupë teksa ka mposhtur minimalisht 1-0 Bilbaon në takimin e parë cerekfinal.Në "Vincente Calderon" u zhvillua një sfidë mjaftë e bukur me një ritëm të lart në minutat e para. Të dyja skuadrat janë në një formë mjaftë të mirë në këtë sezon teksa Los Colchoneros janë kryesues të kampionatit e fitues në fuqi të trofeut, ndërsa baskët këtë sezon janë pretendentë kryesor për zonën Champions. Miqtë zhvilluan një takim të mirë duke vënë disa herë në vështirësi mbrojtjen e vendave. Ndërkohë që Koke dhe Diego Kosta nuk ishin të saktë përpara portës. Në minutën e 41-të do të vinte dhe goli I vetëm I takimit, pasi Godin me një goditje me kokë shënoi golin e avantazhit.Takimi ishte emocionues dhe në pjesën e dytë, ku Atletico dhe Bilbao zhvilluan një duel mjaftë interesantë me raste në të dyja portat. Gjithçka u mbyll me suksesin e Atleticos që ka tashmë një avantazh të lehtë për ndeshjen e kthimit në "San Mame".Atletico Madrid nuk e ka harruar ish sulmuesin Radamel Falcao. Skuadra spanjolle ka shprehur përkrahjen e saj për goleadorin kolumbian, i cili ka pësuar dëmtim të rëndë të gjurit.Ish goleadori i Los Cholchoneros, u dëmtua në ndeshjen e Kupës së Francës kundër Monts Or Azergues të mërkurën. Testet mjekësore kanë konfirmuar se ai ka këputur ligamentet kruciale në gjurin e majtë dhe do të mungojë me shumë se gjashtë muaj.